Joni Keta është zgjedhur sot drejtues i Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke marrë mbështetjen unanime të 11 anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ai u propozua nga SPAK dhe do të drejtojë BKH-në për një mandat pesëvjeçar.
Keta ka qenë zv.drejtor i Byrosë dhe u përzgjodh në finalen e një procesi përzgjedhjeje që zgjati disa muaj. Për postin konkurruan 7 kandidatë, mes tyre prokurorë dhe zyrtarë të policisë me eksperiencë në hetime.
Ai zëvendëson Aida Hajnajn, drejtuesen e parë të BKH-së. Gjithë procesi u mbikëqyr nga partnerët ndërkombëtarë, përfshirë përfaqësues të SHBA-së dhe BE-së, duke e bërë një nga procedurat më të monitoruara të viteve të fundit në sistemin e drejtësisë.


