Partia Socialiste ka bërë të ditur se është e gatshme të votojë një nga kandidaturat e propozuara nga opozita për postin e Avokatit të Popullit. Deputeti socialist Toni Gogu deklaroi pas mbledhjes së grupit parlamentar se shumica do të mbështesë një prej emrave të paraqitur.
Për këtë pozicion janë në garë Aranita Brahaj, Jola Hysaj, Besim Ndregjoni, Adriana Kalaja, Tartar Bazaj, Skënder Haluca dhe Endrit Shabani. Votimi pritet të zhvillohet në seancën e radhës parlamentare.


