Arrestohet në Rrëshen një 26 vjeçar për ushtrim dhune ndaj motrës

Në Rrëshen, policia ka vënë në pranga një 26 vjeçar, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij. Sipas njoftimit zyrtar, është arrestuar shtetasi E. N., banues në Rrëshen, pasi motra e tij ka pësuar dëmtime të lehta nga agresioni.

Policia ka ndërhyrë menjëherë pas marrjes së informacionit dhe ka bërë të ditur se viktima është pajisur me urdhër mbrojtjeje për të garantuar sigurinë e saj.

Materialet e çështjes janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, e cila do të vijojë me hetimet dhe procedurat ligjore.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033