Ndezja e dritave festive te Teatri i Kukullave u shndërrua në një moment të veçantë gëzimi dhe emocioni, falë pjesëmarrjes së vogëlushëve të Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë. Atmosfera e ngrohtë dhe festive i dha jetë sheshit para teatrit, duke krijuar një mbrëmje plot magji dhe entuziazëm.
Në kuadër të 75 vjetorit të këtij institucioni të dashur për breza të tërë, u hapën gjithashtu edhe hapësirat muzeale, të cilat prezantojnë trashëgiminë artistike të teatrit dhe figurat ikonike të skenës së kukullave. Personazhet më të njohura, që prej dekadash kanë shoqëruar fëmijërinë e mijëra të vegjëlve, u rikthyen përmes eksponateve të kuruara me kujdes.
Ky aktivitet shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e kulturës për fëmijë, duke e kthyer Teatrin e Kukullave në një pikëtakimi për traditën, artin dhe festën.


