Kërkonte deri në 1 mijë euro për të mos publikuar fotot personale, arrestohet 20 vjeçari në Tiranë

Një 20 vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se shantazhonte qytetarë duke u kërkuar shuma nga 500 deri në 1000 euro, në këmbim të mos publikimit të fotove të tyre personale në rrjetet sociale.

Operacioni policor i koduar “Online Threat”, i zhvilluar nga Seksioni i Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, çoi në ndalimin e shtetasit E. M., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas hetimeve, i riu për rreth dy javë krijonte profile të rreme në rrjete sociale, ku gjatë komunikimit me persona të ndryshëm siguronte prej tyre foto personale. Më pas, përmes mashtrimit dhe shantazhit, u kërkonte para në këmbim të mos publikimit të imazheve.

Policia njofton se më datat 5 dhe 6 dhjetor 2025, autori ka përfituar 750 euro nga një 36 vjeçar, të cilin e kishte kërcënuar në mënyrë të përsëritur.

Materialet e çështjes janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për vijim të procedurave ligjore.

Ndaj Postimin: