Kater persona arrestohen pasi hodhen embelsire mbi vitrinen e Kurorës Mbretërore në Kullen e Londres

Kater persona jane arrestuar pasi te vitrines qe mban Kuroren Shtetërore Perandorake në Kullen e Londres iu hodhen krem pastiçerie dhe embelsire me mole nga aktiviste te nje grupi protestues. Ngjarja ndodhi pak para ores 10 te mengjesit sipas GMT te shtunen, duke bere qe policia te mbyllte perkohesisht sallën e ekspozimit te gurëve te çmuar ndersa vijonin hetimet.

Policia Metropolitane njoftoi se kater te dyshuarit u arrestuan per demtim te qellimshem prone. Autoritetet konfirmuan se Kurora Shtetërore Perandorake, nje nga simbolet me te çmuara te monarkise britanike, nuk eshte demtuar.

Grupi protestues Take Back Power, i cili e pershkruan veten si nje levizje e re paqesore dhe qe shihet si nje vazhdim i organizates Just Stop Oil, mori pergjegjesine per ngjarjen. Organizata deklaroi se veprimi synonte te ushtronte presion mbi qeverine britanike per krijimin e nje asambleje te perhershme qytetare, nje “Dhome te Popullit”, me kompetenca per te taksuar pasurine e madhe dhe per te rregulluar vendin.

Pamjet e publikuara ne rrjetet sociale tregojne nje protestues qe godet vitrinen me nje tepsi embelsire, ndersa nje tjeter derdh krem te verdhe mbi xhamin mbrojtes. Protestuesit degjohen duke thirrur se demokracia eshte rrezuar dhe se Britania eshte ne gjendje te rende, ndersa turistet e pranishëm shfaqen te habitur.

Ministrja e Policise Sarah Jones e denoi ngjarjen duke e quajtur te turpshme dhe duke theksuar se ekziston nje dallim i qarte midis se drejtes per te protestuar dhe sjelljes qe tejkalon kufijtë e pranueshëm.

Salla e ekspozimit u rihap per publikun ne oren e pasdites pasi policia perfundoi kontrollin.

Kjo eshte protesta e dyte qe grupi pretendon brenda pak ditesh. Me heret, tre aktiviste hodhen thase me pleh organik ne hollin e hotelit Ritz, poshte pemos se madhe te Krishtlindjes. Take Back Power eshte shfaqur se fundmi ne kanalet e mediave sociale te perdorura nga aktivistet e Just Stop Oil, nje organizate e njohur per protesta te forta publike. Just Stop Oil pati njoftuar ne mars se do te ndalonte perdorimin e aksioneve te drejtperdrejta.

Kurora Shtetërore Perandorake eshte nje simbol i rendesishem i monarkise britanike dhe u perdor nga Mbreti Charles i Trete ne diten e kurorëzimit ne vitin 2023. Ajo perdoret vetem ne ceremoni zyrtare si Hapja e Parlamentit, ndersa ne pjesen tjeter te vitit ruhet ne Kullen e Londres.

Kurora u krijua ne vitin 1937 per kurorëzimin e Mbretit George te Gjashtë dhe permban mijera gurë te çmuar, perfshi diamante, safire, smeralde, rubine dhe perla, duke peshuar mbi nje kilogram.

Ndaj Postimin: