27-vjeçarja në Durrës procedohet penalisht për publikimin e fotove me mbishkrime denigruese

Një 27-vjeçare është vënë nën hetim pasi akuzohet se ka publikuar në Instagram foto të një të riu dhe të familjarëve të tij, të shoqëruara me mbishkrime denigruese. Sipas autoriteteve, ndaj saj ka bërë kallëzim shtetasi A. Dh., i cili ka deklaruar se publikimet e kryera nga e reja cenonin figurën dhe privatësinë e tij.

Policia bën me dije se materialet janë referuar në Prokurori nga Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike, të cilët kanë regjistruar procedimin penal ndaj shtetases K. N., 27 vjeçe, banuese në Tiranë. Hetimet do të vijojnë për të përcaktuar rrethanat dhe qëllimin e publikimit të përmbajtjes së dëmshme.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033