Agim Agushi ka marrë certifikatën zyrtare të Guinness World Records, duke konfirmuar rekordin e tij unik të vendosur më 2 maj 2025 në Himarë, gjatë ceremonisë së çeljes së sezonit turistik.
Gjatë performancës mbresëlënëse, Agushi xhongloi me kokë një top futbolli ndërkohë që veshi 14 bluza radhazi – një sfidë që kërkon aftësi të jashtëzakonshme, durim dhe talent të veçantë. Rekordi u verifikua nga përfaqësuesit e Guinness World Records dhe tani është pjesë e historisë botërore.
Dhjetëra qytetarë dhe vizitorë ishin dëshmitarë të këtij momenti historik që vendos Himarën në hartën e rekordeve globale.


