Lazio lë jashtë Elseid Hysajn edhe në Kupën e Italisë, mbrojtësi i kombëtares drejt largimit

Elseid Hysaj merr një tjetër goditje në sezonin e tij të vështirë te Lazio. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare nuk është përfshirë nga trajneri Maurizio Sarri në listën e lojtarëve për ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Milanit.

Vendimi i Sarr-it është i njëjtë me atë të kampionatit, duke mos e grumbulluar futbollistin 31 vjecar as për këtë sfidë, çka e thellon edhe më shumë pasigurinë rreth së ardhmes së tij sportive.

E ardhmja e Hysajt te Lazio mbetet e paqartë. Ai ka qenë pjesë e klubit të kryeqytetit që prej vitit 2021, por aktivizimi i tij është reduktuar ndjeshëm këtë sezon. Me shumë gjasë, mbrojtësi shqiptar pritet të kërkojë një ekip të ri gjatë merkatos së afërt për të gjetur më shumë minuta dhe stabilitet në karrierë.

Ndaj Postimin: