AKU bllokon 51 ton misër të importuar nga Serbia, analiza zbulon prani të substancave të rrezikshme

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar dhe kthyer në vendin e origjinës një sasi prej 51 ton misër me origjinë nga Serbia, pasi analizat laboratorike zbuluan praninë e Aflatoksinës B1 mbi normat e lejuara. Ngarkesa ishte e destinuar për ushqim kafshësh.

Sipas njoftimit zyrtar, AKU mori mostra nga dy ngarkesa të misrit të importuar, të cilat rezultuan pozitive për Aflatoksinë B1, një mikotoksinë me rrezik të lartë që mund të dëmtojë seriozisht shëndetin e njerëzve dhe kafshëve.

Për këtë arsye, njëra ngarkesë është kthyer menjëherë në Serbi, ndërsa tjetra është bllokuar dhe do të asgjësohet sipas procedurave të sigurisë ushqimore.

Në deklaratën zyrtare, AKU thekson se çdo produkt ushqimor i importuar i nënshtrohet kontrolleve të rrepta laboratorike për të garantuar sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

Ndaj Postimin: