Ura e fshatit Qafzë bëhet e pakalueshme, 13 fshatra të Kolonjës mbeten të izoluar

Reshjet e dendura të shiut që përfshinë zonën ditët e fundit kanë shkaktuar dëmtime të rënda në urën e fshatit Qafzë të Kolonjës, duke e bërë atë të pakalueshme. Si pasojë, 13 fshatra janë izoluar plotësisht, duke krijuar një situatë alarmante për banorët, shumica e të cilëve janë të moshuar dhe pa mundësi për të marrë shërbime shëndetësore apo për të thirrur ambulancën.

Megjithëse ura ka qenë e dëmtuar prej 20 ditësh, deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë ndërhyrje nga Bashkia e Kolonjës për riparimin e saj. Banorët deklarojnë se janë lënë pa mbështetje dhe po përballen me vështirësi serioze në përditshmëri, ndërsa presin reagim urgjent nga autoritetet vendore.

Ndaj Postimin: