Ka ndërruar jetë pas 9 ditësh në intubim 15 vjeçari Erjon Boba, i cili u plagos rëndë me thike në zemer gjatë një konflikti me bashkemoshatarët e tij në Durrës. I mituri u transportua fillimisht në Spitalin e Durrësit dhe më pas në Reanimacionin Qendror të Spitalit Nene Tereza në Tiranë, ku luftoi për jetën për 7 ditë rresht, por nuk mundi të mbijetojë.
Ngjarja ndodhi më 25 nëntor në rrugën Laguna e Karavastasë, në zonën e ish Kenetës, ku dy adoleshentë ishin takuar për t u sqaruar pas debateve të zhvilluara më parë në rrjetet sociale. Debati u përshkallëzua shpejt në konflikt fizik ku te pranishmit përdoren edhe sende të forta.
Gjatë konfliktit, 14 vjeçari me inicialet M K e goditi me thike katër herë në zonën e zemrës Erjon Bobën. Autori u arrestua pak pas ngjarjes nga Policia e Durrësit.
Babai i viktimës deklaroi disa ditë më parë se mjekët po prisnin reagimin e trurit për të parë nëse djali do të mund të dilte nga gjendja kritike, por gjendja nuk u përmirësua dhe i mituri humbi betejën për jetën më 4 dhjetor.
Sipas njoftimit të Policisë më 25 nëntor:
Shërbimet e Policisë së Durrësit identifikuan dhe arrestuan 14 vjeçarin M K për veprat penale plagosja e rëndë me dashje dhe prodhimi, mbajtja, blerja ose shitja pa leje e armeve të ftohta, pasi ai dyshohet se goditi me thike 15 vjeçarin E B duke i shkaktuar plagë të rënda që rezultuan fatale.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.


