Sali Berisha vijon turin me demokratët, takim me simpatizantët në Mirditë

Sali Berisha ka vijuar pasditen e sotme turin e tij duke zhvilluar takime me demokratët në qytete të ndryshme të vendit. Lideri i opozitës mbajti Foltoren në zonën e Mirditës, ku u takua me simpatizantë dhe mbështetës të Partisë Demokratike.

Gjatë bashkëbisedimit me të pranishmit, Berisha u ndal tek një sërë problematikash me të cilat PD përballet sot, duke diskutuar sfidat aktuale të partisë dhe zhvillimet politike në vend. Ai u shpreh se qëllimi i turit është forcimi i dialogut me bazën dhe përfshirja më e madhe e anëtarëve në proceset vendimmarrëse.



Ndaj Postimin: