Salianj – me mire pa PD fare se sa me ty ne krye te saj.

…Gjykoj keshtu sepse sado keq qe eshte katandisur PD e sotme e sado gabime pa fund ka bere e sado probleme te kete brenda vehtes si per faj te saj por edhe te Berishes e atyre qe ka ne krye te vet sigurisht …si dhe te parave – lume qe kane derdhur Rama e nderkombetaret mbeshtetes te paguar prej tij per ta lene Shqiperine fare pa Opozite ….nuk besoj kurre qe PD eshte katandisur deri ne ate fare derexheje sa te bjere ne doren tende .

Sepse ti nuk bere burg politik e as burg per PD sic po thua publikisht gjithnje e me dendur …por burg me dashnore e me floke te mbjellur ” brenda ne qeli ” ….

Ti bere burg per shpifje, per genjeshtra e mashtrime…per karakterin tend te dobet njerezor…dhe qe ta dish ti vajtja jote ne burg me shume e demtoi dhe e beri pis PD se sa e ndihmoi .

Sepse dashurickat e tua dhe aventurat e e tua e te Grides prej adolishentesh aguridhe brenda Parlamentit shume me teper ja nxine fytyren PD se sa ja zbardhen …pasi une besoj se fyerje me te rende qe nje deputet ju ben zgjedhesve te tij e votes se tyre nuk ka.

Sepse ti ishe nder te paret qe se bashku me rrenegatin Basha , me Bardhin, Collakun,Alibeajn, Gjekmarkajn, Bejkon, Gjanen, Griden, Joriden, Acken, Pampurin etj e shitet dhe e tradhetuar PD dhe Berishen nga frika se mos hanit Barin me te cilin ju kercenoi Kimetja .

Sepse ti ishe nder te paret qe me urdher e porosi nga rruga e Elbasanit dhe Surreli votove Pro – non grata-s se Saliut dhe deklarove publikisht qe distancohesh prej tij.

Sepse ti ishe ne grupin organizator te anti – kuvendit te PD dirigjuar nga dyshja Basha – Gjana e mbeshtetur fuqishem nga Alibeaj , Gjekmarkaj, Bardhi, Grida , Jorida , Pampuri, Acka etj .

Sepse ti ishe ne grupin e hajduteve, banditeve e manipulatoreve te instruktuar nga Rame – Kimetja qe i vodhet PD seline, flamurin, logon e vulen…dhe e sorollatet per muaj e vite te tera neper dyer gjykatash …

Sepse ti kudo qe ke qene kandidat per tu zgjedhur ne emer te PD ke futur sherrin e percarjen mes demokrateve dhe kjo fale Unit tend te shemtuar karierist por edhe fale karakterit tend te dobet njerezor.

Sepse ajo qe vecanerisht TI ju bere PD e demokrateve te vertete ate 8 Janar te zi te tre viteve me pare kur ju dole me hu ( shkop bejzbolli ) ne dore per ti rrahur, per ti gjakosur e per te mos i lejuar te hynin ne shtepine e tyre …veshtire se harrohet dot prej gjithkujt qe e pa dhe e percolli ate skene gangsteresh e jo me prej atyre qe e perjetuan dhe e provuan ne kurriz te tyre .

Sepse ky rrebelimi yt i sotem e i radhes gjoja ne emer te rinovimit te PD , keto kafete e tua ” me nje grup demokratesh ” vizionare te se nesermes sic te pelqen ty ti quash jane saktesisht politike e nje lloj Kali Troje brenda vete PD e per ta shkaterruar totalisht ate e kurresesi per ta ndihmuar e aq me pak per ta rinovuar.

Sepse takimet e tua te tilla si ai i Durresit e me Griden ne krah jane karshillik ciliminjsh te llastuar , egoizma personale te neveriteshme , lojera adolishentesh karagjoze por me zarar …por edhe porosi ” te tjeterkujt ” per ta cuar deri ne fund misionin tuaj te poshter anti PD , anti Berisha e anti demokraci .

Berisha nje dite do largohet nga aty ku eshte e sigurisht do hapi krahun pasi PD as e ka marre me tapi e as e ka pronen e vet personale dhe nese e gjen momentin e duhur per ta bere kete pa demtuar as PD as demokratet e as demokracine si dhe pa lene ne mes te rruges qellimin final…rrezimin nga pushteti te Rames e bandes se tij kriminale …te gjitheve na takon ti themi Bravo…ok.

Ndaj dhe PD e sotme o Salianj mos te genjeje mendja se hajd meqenese u be Deti kos …e te gjithe yxhym me luge ne brez …ne demokratet e vertete harruam takemin tend , na iku mendja , beme rolin e qorrit, shurdhit, memecit e te budallait e ne emer te ” se nesernes, te rinjve e te rinovimit ” ta dorezuam TY , Grides e Gazmendes me shoke e shoqe …ok

Rasti fatal i Bashes na ka vlejtur goxha ne demokrateve te vertete besoj .

Ndaj larg duart e tua te pista nga PD.

Nje PD me ty ne krye?

Kurre…Harroje !

A.R.D

Ndaj Postimin: