“Një mik më shkroi se ishte e tepërt që…”, Rama nuk tërhiqet: Pezullimi i ministres absurd!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për kërkesën që ka çuar në Gjykatën Kushtetuese për pezullimin e Belinda Ballukut.

Në një video-mesazh në Facebook, Rama i ka qëndruar deklaratave të dhëna më herët, duke theksuar se pezullimi i një ministri është absurd si koncept, pasi krijon një bllokim të plotë në zinxhirin vendimmarrës të institucioneve që ai ministër mbulon.

Rama u shpreh:

“Shembujt që unë sjell, i sjell për të thënë sa i tepërt është pezullimi i një ministri. Ministri i pezulluar jo vetëm që nuk firmos dot vetë asgjë, por bën që askush tjetër të mos marrë dot vendim dhe të firmosë. Ndaj edhe është absurd si koncept, sepse është bllokim i krejt zinxhirit vendimmarrës për sektorët që ministri mbulon.”

Ai shtoi se ky bllokim ka prekur edhe marrëveshje të rëndësishme:

“Ndër gjërat që janë bllokuar është edhe marrëveshja me Kanadanë për fluturimet ajrore. Por me 35 vendimet e tjera të qeverisë si do ja bëjmë?”

Ndaj Postimin: