“Mirupafshim!” – kështu shkroi Yuri Kim dy vite e gjysmë më parë, teksa largohej nga Tirana pas mbylljes së mandatit si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Dhe ashtu siç paralajmëroi, largimi i saj nuk ishte kurrë një ndarje.
Kim shfaqet shpesh në aktivitete ndërkombëtare të lidhura me Shqipërinë, dhe së fundmi ishte e pranishme në festimet e Pavarësisë në SHBA, të organizuara nga ambasada shqiptare.
Në fotografitë e publikuara nga komuniteti shqiptaro-amerikan, Yuri Kim shfaqet mes qindra të ftuarve, pranë ambasadorit Ervin Bushati dhe ish-ambasadorit amerikan Alexander Arvizu. Të dy diplomatët kujtohen për rolin e tyre në mbështetjen e reformave të rëndësishme në vend.


