Kreu i PD, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po ushtron presion ndaj drejtësisë, pas pezullimit nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga posti i ministres.
Ai deklaroi se Rama dhe Balluku janë zbuluar përmes bisedave, fotove dhe dokumenteve të gjetura në telefonat e ish-kreut të ARRSH, Evis Berberi.
Berisha u shpreh:
“Ky Parlament ngjan sot me parlamentin fals të një regjimi, në të cilin një njeri ka marrë çdo pushtet për të bllokuar vendimet e gjykatave për vjedhjet monstruoze të qytetarëve. Një njeri ushtron presion banditesk ndaj gjykatave. Ka vendosur të fshehë të gjitha shpenzimet e tij, si Enver Hoxha, ku shpenzimet ishin në një llogari të veçantë që nuk e dinte askush veç Nexhmijes.”
Më tej, Berisha shtoi:
“Në një kohë kur një ministre është zbërthyer në të gjithë qenien e saj nga mesazhet, fotot dhe dokumentet e gjetura në telefonat e Evis Berberit.”
Ai vijoi akuzat:
“Një kryeministër është i kapur në çark në telefonat e Berberit. Kur vërtetohet se oferta 140 milionë euro për ‘Llogaranë’ u zëvendësua me 190 milionë ofertë nga turqit. Ndërkohë që vërtetohet nga Banka Botërore se 90% e të gjitha fondeve të ndërtimeve vidhen.”


