“Po prishin prova natë e ditë”/ Berisha në Kuvend: Për të parë se kush është “bordello e vërtetë”…

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvend, akuzoi mazhorancën për dëmet dhe korrupsionin që, sipas tij, i është shkaktuar vendit. Gjithashtu, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po mbron një të pandehur për shkak se është i frikësuar edhe për veten e tij.

Berisha deklaroi:

“Ekonomia është në rënie të lirë. Forca e ekzekutivit kundër pezullimit në një kohë kur ajo duhet të ishte prej kohësh, sepse prishin prova ditë e natë. Zhdukin dokumente… Administruan 12 miliardë euro. 10.3 miliardë janë zhdukur pa gjurmë… Këto janë veprat…”

Më tej, ai shtoi:

“Rama hodhi poshtë shqyrtimin e 30 deputetëve, por nuk hedh poshtë shqyrtimin e një mase të ligjshme që është e zakonshme në Europë dhe kudo… Edi Rama, unë kam thënë shumë gjëra për ju, por kurrë atë që ka thënë Rama. Ai, dhe jo unë, ka thënë që PS është bordello. Unë s’e kam thënë kurrë këtë dhe s’e kam atë koncept. Por për të parë se kush është bordello e vërtetë, shkoni te SKAPI i partisë dhe shihni dokumentet. Duhet t’i shihni, dhe atje do mësoni se kush është bordello e vërtetë.”

Ndaj Postimin: