Shpesh ndodhin aksidente të rënda, vdekjeprurëse si rasti i aktores gjermane, Wanda Perdelwitz që humbi jetën në Hamburg në tetor! Tani qeveria gjermane reagon.
Qeveria gjermane dëshiron t’i mbrojë më mirë drejtuesit e biçikletave dhe skuterëve elektrikë nga aksidentet e shkaktuara nga dyert e makinave të hapura papritur. “Për të parandaluar aksidente të tilla, qeveria federale po planifikon futjen e detyrueshme të sistemeve të asistencës, siç janë paralajmërimet për hapjen e dyerve”, tha një zëdhënës i Ministrit Federal të Transportit Patrick Schnieder (CDU) për “Rheinische Post” (04.12.) me seli në Dyseldorf. Biçikletat janë veçanërisht në rrezik “kur lëvizin afër automjeteve të parkuara”.
Aksidentet e shkaktuara nga dyert e makinave të hapura njihen edhe si “dooring”. “Termi, që rrjedh nga fjala angleze për derë, përshkruan një situatë ku një derë makine hapet papritur kur biçikleta afrohet”, shpjegon Klubi Gjerman i Biçikletave (ADFC).


