Prona, apartamente, troje e biznese/ Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri në Vlorë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë, ka vendosur sekuestrimin e pasurive të shtetasit Pelivan Canaj dhe familjarëve të tij.

Sipas organit të akuzës, sekuestrimi është bërë në kuadër të hetimeve për dy vepra penale: “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”.

Hetimet, që zhvillohen në kuadër të procedimit penal nr. 25 të vitit 2023, kanë çuar në sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, përfshirë prona, ndërtesa, biznese dhe truall, me një vlerë totale rreth 4 milionë euro.

Pasuritë e sekuestruara përfshijnë, ndër të tjera, truall me sipërfaqe 1,600 m² në Vlorë, në emër të shtetasit Fatos Canaj; bodrum dhe disa njësi banimi me sipërfaqe nga 36.14 m² deri në 324.17 m², në emër të shtetasit F.C.; si dhe dy apartamente në emër të shoqërisë “F” sh.p.k., me sipërfaqe 72.36 m² dhe 89.90 m². Gjithashtu, është sekuestruar një ndërtesë me sipërfaqe 115 m² në emër të shtetasit F.C.

Njoftimi i Prokurorisë Vlorë:

Prokuroria e Vlorës sekuestron 4 milionë euro pasuri; prona, apartamente, troje e biznese të shtetasit P.C., nën hetim për dy vepra penale.

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë, u sekuestruan pasuritë e shtetasit P.C. dhe të familjarëve të tij, nën hetim për dy vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 186 dhe 287 të Kodit Penal.

Hetimet e zhvilluara mbi procedimin penal nr. 25 të vitit 2023 çuan në sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të këtij shtetasi: prona, ndërtesa, biznese dhe truall, të cilat kapin vlerën rreth 4 milionë euro.

Pasuritë e sekuestruara:

  • Truall, me sipërfaqe 1,600 m², në emër të shtetasit P.C.;
  • Bodrum, me sipërfaqe 841.75 m², në emër të shtetasit F.C.;
  • Njësi, me sipërfaqe 112.82 m², në emër të shtetasit F.C.;
  • Njësi, me sipërfaqe 36.14 m², në emër të shtetasit F.C.;
  • Njësi, me sipërfaqe 59.5 m², në emër të shtetasit F.C.;
  • Njësi, me sipërfaqe 47.27 m², në emër të shtetasit F.C.;
  • Njësi, me sipërfaqe 97.42 m², në emër të shtetasit F.C.;
  • Apartament, me sipërfaqe 72.36 m², në emër të shoqërisë “F” sh.p.k.;
  • Apartament, me sipërfaqe 89.90 m², në emër të shoqërisë “F” sh.p.k.;
  • Njësi, me sipërfaqe 324.17 m², në emër të shtetasit F.C.;
  • Njësi, me sipërfaqe 318.16 m², në emër të shtetasit F.C.;
  • Ndërtesë, me sipërfaqe 115 m², në emër të shtetasit F.C.
Ndaj Postimin: