Pas barazimit pa gola mes Lushnjës dhe Kukësit, trajneri i verdhejeshilëve Ditmar Bicaj dha deklaratën e tij për mikrofonin e TV Apollon, ku foli hapur për situatën e vështirë që po kalon skuadra. Ai theksoi se ekipi nuk po arrin të gjejë identitetin në lojë dhe mungesa e harmonisë në grup po ndikon drejtpërdrejt në rezultate.
“Do të bëjmë një analizë të thellë në ditët në vijim, si me lojtarët, ashtu edhe me veten time. Secili duhet të mbajë përgjegjësi për situatën që po kalojmë,” u shpreh Bicaj, duke pranuar se Lushnja po rrëshqet drejt fundit të renditjes.
Ndërkohë, jashtë kamerës, tifozë dhe specialistë të futbollit kanë reaguar duke theksuar se Lushnja nuk ka qenë prej vitesh në një krizë kaq të thellë. Ata kërkojnë përgjegjësi të qarta nga drejtuesit dhe lojtarët për performancën e dobët që po shfaq skuadra.