Rreth orës 09:20 të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Lushnjes ka ndodhur një aksident rrugor mes dy automjeteve: një mjet tip Mercedes Benz me targa AA 473 XL dhe një Volkswagen Caddy me targa AA 025 BS.
Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe një prej drejtuesve ka marrë lëndime të lehta.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Pamjet janë sjellë nga kamera e TV Apollon dhe gazetari Ndriçim Gjoshi.


