Një person është dhunuar rëndë mbrëmjen e së martës në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur pranë një pike karburanti, në aksin rrugor Lezhë–Rrilë, ku disa persona e kanë nxjerrë me forcë nga automjeti me të cilin udhëtonte dhe më pas e kanë goditur me mjete të forta.
I plagosuri dyshohet të jetë Petrit Paloka. Fillimisht ai është transportuar në urgjencën e spitalit të Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë, ndërsa më pas është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar, pasi gjendja e tij paraqitej e rëndë.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe po punon për të sqaruar rrethanat dhe motivet e ngjarjes.


