Erion Veliaj lihet përkohësisht nga paraburgimi për t’u paraqitur në seancën paraprake në GJKKO

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është larguar përkohësisht nga qelia e paraburgimit në Durrës këtë të martë për të marrë pjesë në seancën paraprake në Gjykatën e Posaçme në Tiranë. Ai është shoqëruar nga shërbimet përkatëse drejt ambientit gjyqësor ku po shqyrtohet dosja ndaj tij dhe bashkëpandehurve.

Gjatë seancës së sotme pritet të vendoset nëse çështja do të kalojë në fazën e gjykimit apo do t i kthehet Prokurorisë së Posaçme për vijim të hetimeve. Seanca e mëparshme u shty pasi mbrojtja kërkoi më shumë kohë për t u njohur me dokumentacionin e dosjes.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033