Shqiptari i ardhur si turist kapet në Itali me 10 kilogramë drogë dhe arrestohet në Caserta

Policia italiane në Napoli ka vënë në pranga një shtetas shqiptar në zonën e Caserta, pasi u zbulua se ishte përfshirë në transportin e lëndëve narkotike. I dyshuari kishte hyrë në Itali si turist, por u kap duke trafikuar drogë me automjetin e tij.

Gjatë kontrollit të makinës, pas verifikimit të të dhënave që tregonin se ai kishte precedentë penalë kryesisht në fushën e krimeve kundër pronës, oficerët gjetën në bagazh një sasi prej rreth 10 kilogramësh drogë. Sipas hetimit, në ngarkesë kishte afërsisht 5 kilogramë hashash dhe 5 kilogramë marihuanë, të ndara në pako që mbanin logo të ndryshme, të cilat dyshohet se identifikonin grupin që e kishte porositur dhe destinacionin e mallit.

Pas arrestimit, shqiptari u shoqërua në burgun e Capua në pritje të seancës për vlerësimin e masës së sigurisë.

Ndaj Postimin: