Plagoset me thikë një 60 vjeçar në Has autori Qazim Cahani arrestohet në vendngjarje

Në fshatin Krumë të Hasit është regjistruar një ngjarje e rëndë këtë të hënë, ku një person ka sulmuar me thikë një 60 vjeçar pas një konflikti që dyshohet të ketë nisur për motive të dobëta. Autori i dyshuar është identifikuar si Qazim Cahani.

I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Autori është arrestuar në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeti prerës që dyshohet të jetë përdorur është sekuestruar nga policia si provë materiale. Hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

Ndaj Postimin: