Nis shpërndarja e bonuseve të fundvitit për pensionistët afati i tërheqjes zgjat deri në 30 qershor 2026

Nga data 1 dhjetor nis shpërndarja e shpërblimeve të fundvitit për pensionistët. Sipas skemës së miratuar, rreth 541 mijë përfitues që marrin deri në 20 mijë lekë pension në muaj do të marrin një bonus prej 15 mijë lekësh. Ndërkohë, 221 mijë pensionistë që përfitojnë mbi 20 mijë lekë në muaj do të marrin një shpërblim prej 10 mijë lekësh.

Shuma totale e parashikuar për këtë proces arrin në 10.4 miliardë lekë. Bonusi mund të tërhiqet gjatë gjithë muajit dhjetor, ndërsa për ata që nuk arrijnë ta marrin brenda kësaj periudhe, afati i tërheqjes zgjatet deri më 30 qershor 2026.

Pas përfundimit të këtij afati, shpërblimi konsiderohet i parashkruar, sipas vendimit të këshillit të ministrave.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033