Janë zbuluar informacione të tjera lidhur me vrasjen e biznesmenit Edmond Hyka, i njohur si Mondi Mëhalla, e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Elbasan. Automjeti i gjetur i djegur, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët për t u larguar pas atentatit, rezulton të ketë qenë në pronësi të kompanisë së vetë viktimës.
Mëhalla u ekzekutua me armë zjarri menjëherë pasi kishte dalë nga ambientet e biznesit dhe ishte futur në automjetin e tij. Ai u qëllua me dy plumba, duke humbur jetën në vend.
Viktima ishte 43 vjeç dhe njihej nga autoritetet për precedent penal në fushën e narkotikëve. Hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motivit vijojnë.


