Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat pas skandalit me subvencionet bllokada të reja paralajmërohen në disa zona

Protestat e fermerëve në Greqi janë intensifikuar gjatë ditës së sotme, me paralajmërime se ato do të vazhdojnë derisa të gjendet një zgjidhje për problemet që ata ngrenë. Fermerët kanë ngritur bllokada të reja, duke bërë të ditur se nuk kanë ndërmend të tërhiqen.

Pakënaqësia është rritur ndjeshëm pas arrestimit të disa personave javën e kaluar në kuadër të një hetimi për mashtrim në sektorin bujqësor. Hetimet kanë zbuluar se miliona euro nga subvencionet e Bashkimit Europian janë shpërndarë në mënyrë të paligjshme nga OPEKEPE, institucioni përgjegjës për administrimin e fondeve bujqësore. Ky skandal ka nxitur reagime të ashpra nga komuniteti fermer.

Federata e Shoqatave Bujqësore ka bërë të qartë se bllokadat do të vazhdojnë dhe se fermerët janë të vendosur të mbajnë presionin derisa të ketë masa konkrete. Një tjetër bllokadë pritet të vendoset edhe në zonën lindore të Selanikut.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033