Aksident fatal në aksin Roskovec-Berat humb jetën një 50 vjeçar që udhëtonte me biçikletë

Një ngjarje tragjike është regjistruar paraditen e sotme në segmentin rrugor Roskovec Berat. Pranë fshatit Strum një automjet ka goditur një 50 vjeçar që po lëvizte me biçikletë dhe për shkak të plagëve të marra ai ka ndërruar jetë.

Sipas të dhënave paraprake aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:00 në aksin Fier Berat, ku automjeti i drejtuar nga shtetasi Arbi Toro është përplasur me biçikletën e shtetasit Gëzim Xhoka, 50 vjeç, banues në Strum. Përplasja ka qenë fatale për Xhokën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për procedurat e mëtejshme. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Ndaj Postimin: