Aksi Kakavijë Janinë do të bllokohet për katër orë nesër për shkak të protestës së fermerëve grekë

Aksi rrugor Kakavijë Janinë do të qëndrojë i bllokuar ditën e nesërme, si pasojë e një proteste të paralajmëruar nga fermerët grekë. Gjatë kohës së bllokimit do të lejohen të kalojnë vetëm automjetet që kanë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë është njoftuar nga autoritetet kufitare greke se protesta do të zhvillohet nga ora tetëmbëdhjetë deri në orën njëzet e dy sipas orës greke. Autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve të planifikojnë lëvizjet e tyre për të shmangur vonesat.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033