Dy të rinj arrestohen në Tiranë për shpërndarje heroine dhe kokaine me automjet “BMW”

Dy të rinj janë arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se shpërndanin heroinë dhe kokainë në disa lagje të kryeqytetit. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” ndaluan në rrugën “Mine Peza” një automjet tip “BMW”, që drejtohej nga shtetasi K. P., ndërsa pasagjer ishte shtetasi H. S.

Gjatë kontrollit fizik, te drejtuesi i mjetit K. P. u gjetën doza heroine dhe kokaine, ndërsa te pasagjeri H. S. u gjetën doza kokaine. Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan K. P., 21 vjeç, dhe H. S., 27 vjeç, të dy të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e hetimeve.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033