Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Ilir Metës për lirimin nga masa e sigurisë

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për t’u liruar nga masa e sigurisë. Në njoftimin zyrtar nënvizohet mospranimi i rekursit të paraqitur prej tij kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin të datës 8 shtator 2025.

Ndërkohë, seanca paraprake ndaj Metës, e planifikuar të zhvillohej sot, është shtyrë për në datën 5 dhjetor. Meta ndodhet në paraburgim prej më shumë se një viti në kuadër të hetimeve të SPAK për disa çështje penale.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033