Më njëzet e pesë nëntor dy mijë e njëzet, bota e futbollit humbi një nga ikonat më të mëdha të historisë së saj, Diego Armando Maradonën. Pesë vite më pas, figura e tij mbetet po aq e gjallë në kujtesën e tifozëve dhe komunitetit sportiv, ndërsa vdekja e tij vazhdon të ngrejë pikëpyetje me hetimet që ende nuk janë mbyllur plotësisht.
Gjatë këtyre pesë viteve shumë ka ndryshuar, por ndikimi i Maradonës vazhdon të ndihet kudo. Stadiumi i Napolit, aty ku ai u kthye në mit, mban sot emrin e tij. Ndërkohë, Napoli, skuadra që ai e ngriti në majat e futbollit italian, ka fituar dy tituj kampion në Serie A, duke ringjallur emocionin e viteve të arta të argjentinasit.
Në Napoli, në Argjentinë, dhe në çdo cep të botës, data njëzet e pesë nëntor mbetet një ditë reflektimi. Futbolli sot është më i varfër pa gjeniun e tij të pakrahasueshëm, një artist i fushës që ndryshoi përgjithmonë mënyrën se si luhet dhe perceptohet loja.


