HP njofton shkurtimin e deri në gjashtë mijë vendeve të punës deri në vitin njëzet e tetë, ndërsa përshpejton investimet në inteligjencën artificiale

Kompania HP Inc ka bërë të ditur se deri në fund të vitit fiskal njëzet e tetë, do të reduktojë katër mijë deri në gjashtë mijë vende pune në të gjithë botën, si pjesë e një programi ristrukturimi që synon thjeshtimin e operacioneve dhe zgjerimin e përdorimit të inteligjencës artificiale në proceset e brendshme. Lajmi u dha nga Reuters, duke cituar CEO-në e kompanisë, Enrique Lores.

Sipas tij, shkurtimet do të prekin veçanërisht ekipet e fokusuar në zhvillimin e produkteve, operacionet e brendshme dhe mbështetjen ndaj klientit. Lores deklaroi se programi do të gjenerojë rreth një miliard dollarë kursime në një periudhë trevjeçare.

Kompania ishte në proces ristrukturimi edhe më herët, duke shkurtuar një mijë deri në dy mijë vende pune në shkurt të këtij viti.

Rritja e kërkesës për kompjuterë të integruar me inteligjencë artificiale ka qenë e vazhdueshme, duke përbërë më shumë se tridhjetë për qind të të gjitha dërgesave të HP-së në tremujorin e fundit të mbyllur më tridhjetë e një tetor. Megjithatë, kompania paralajmëron presion mbi fitimet për shkak të rritjes së çmimeve të çipave të memories, të nxitur nga kërkesa në qendra të të dhënave dhe konkurrenca në tregun e serverëve.

Lores tha se HP pret që ndikimi i këtyre çmimeve të ndihet në gjysmën e dytë të vitit fiskal njëzet e gjashtë, pavarësisht se kompania ka inventar të mjaftueshëm për pjesën e parë të vitit.

Parashikimi financiar i HP për vitin fiskal njëzet e gjashtë ishte më i ulët se pritshmëritë e analistëve, me fitime të pritshme të rregulluara mes dy presje nëntëdhjetë dhe tre presje njëzet dollarë për aksion.

Një paralajmërim për gjithë industrinë: Shkurtimet nuk do të ndalen te HP

Analistët vlerësojnë se ky vendim i HP nuk është i izoluar.
Industria e teknologjisë dhe elektronike është duke hyrë në një fazë të re, ku automatizimi, inteligjenca artificiale dhe proceset e digjitalizuara do të marrin rolin kryesor.

Derisa të arrijmë vitin njëzet e tetë, pritet që:

  • shumica e kompanive të mëdha teknologjike të ulejnë numrin e punonjësve,
  • funksionet rutinë dhe operacionale të zëvendësohen nga inteligjenca artificiale,
  • zinxhiri global i prodhimit të orientohet nga efikasiteti ekstrem dhe më pak staf,
  • konkurrenca në nivel ndërkombëtar të detyrojë firmat të reduktojnë koston e punës.

Me rritjen e kërkesës për pajisje të fuqizuara nga AI dhe rritjen e shpenzimeve për infrastrukturën digjitale, kompanitë do të orientohen drejt modeleve më të automatizuara, ku vendimmarrja, analiza dhe shumë procese të tjera kryhen nga sisteme inteligjente.

HP është thjesht një nga të parat që po e bën të qartë këtë transformim, por jo e fundit. Brenda pak vitesh, shkurtimet masive të stafit pritet të bëhen normë në pothuajse çdo kompani të madhe teknologjie në botë.

Ndaj Postimin: