Caktohet data dhe ora! Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, ja kur do të merren në pyetje 4 prokurorët nga KLP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ditën e sotme ka vendosur datën se kur do të pyesë katër kandidatët për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.

Raportohet se në datë 11 dhjetor, ora 09:00, do të intervistohen katër prokurorët.

Pas marrjes në pyetje të prokurorëve Adnand Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj, ata do të votohen.

Procesi finalizohet me votimin, i cili do të ndodhë nën vështrimin e ndërkombëtarëve.

Kujtojmë që më 18 dhjetor i mbaron mandati si kreu i SPAK Altin Dumanit.

Ndaj Postimin: