Aksidenton motomjetin e policisë në Plepa Shkozet, arrestohet 33 vjeçari i dehur; procedohen edhe dy shtetas të tjerë

Një 33 vjeçar është arrestuar në flagrancë në aksin Plepa Shkozet, pasi përplasi motomjetin e policisë në të cilin po udhëtonin dy punonjës të Policisë Rrugore që ndodheshin në shërbim.

Pas verifikimeve u konstatua se drejtuesi i automjetit, shtetasi Xh. I., 33 vjeç, banues në Durrës, ishte në gjendje të dehur. Fatmirësisht, nga përplasja ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa policët nuk kanë pësuar lëndime.

Në njoftimin zyrtar thuhet:

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. I., 33 vjeç, pasi në aksin Plepa Shkozet automjeti që ai drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me motomjetin e Policisë, në të cilin ndodheshin dy punonjës të Policisë Rrugore që ishin në shërbim.”

Ndërkohë, materialet janë dërguar në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për një 17 vjeçar, i cili u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Policia ka vënë në pranga edhe shtetasin A. Ç., 33 vjeç, banues në Manëz, pasi më 24 nëntor 2025, në fshatin Sallmone, Shijak, dyshohet se ka tentuar të vjedhë një automjet të parkuar, në pronësi të një shtetaseje me inicialet A. H.

Po ashtu, ka nisur hetimi në gjendje të lirë për shtetasin I. T., 41 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Durrësit për vijim të hetimeve.

Ndaj Postimin: