Lushnjë, të shtëna me armë zjarri pranë spitalit, tre persona qëllojnë drejt një makine në lëvizje

Në Lushnjë janë raportuar të shtëna me armë zjarri mëngjesin e sotëm, në afërsi të kthesës së spitalit.

Sipas burimeve për Panorama Online, tre persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë drejt një makine në lëvizje. Deri në këto momente nuk dihet identiteti i personit ose personave që ishin objekt i sulmit.

Nuk ka ende të dhëna zyrtare mbi motivacionin e ngjarjes, si edhe mbi mundësinë e personave të plagosur apo viktima nga të shtënat.

Policia ka rrethuar zonën dhe ndodhet në vendngjarje, duke kryer veprimet e para hetimore për të identifikuar autorët dhe për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit.

Ndaj Postimin: