Fier – Shtëpi e përfshirë nga flakët, lëndohet foshnja 2-muajshe

Një foshnjë 2-muajshe ka pësuar lëndime si pasojë e një zjarri që përfshiu një banesë në qytetin e Fierit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “15 Tetori”, ku dyshohet se një shkëndijë elektrike ka shkaktuar flakët në banesën e shtetasit L. L. Zjarri është përhapur me shpejtësi në ambientet e shtëpisë, duke rrezikuar jetën e të miturit.

Foshnja është transportuar menjëherë në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes.

Ndaj Postimin: