Ky eshte postimi i deputetit te opozites Luan Baci ne FB. Ja se si e pershkruan ai situaten e ketyre permbytjeve. Per t’u theksuar eshte qe pavareisht postimit, ate me shpesh e sheh ne sudiot e televizioneve te Tiranes sesa prane votuesve dhe problemeve te qytetareve.
Vjosa dhe Semani deri tani, i kane kursyer shtepite e banoreve te disa zonave ne Fier, qe çdo vit permbyteshin nga dalja e ketyre lumenjve nga shtrati, por nuk kane kursyer tokat e tyre, te mbjellat dhe shume sera te fermereve!
Ka permbytje te tokave ne Ferras, sera te permbytura ne Frakull, ne Petove, ne Kallm, ne Beline ku jane permbytur dhe disa puse nafte dhe ne disa zona te tjera…
Kemi uje me shumice, ne toka ne sera, ne rruge dhe shume afer banesave…
Por Fieri gjitheandej po perballet me nje problem shume shqetsues dhe te vazhdueshem…
UJI I PISHEM, qe asnjehere nuk pihet, mund te perdoret, vetem per te lare, por ka shume kohe qe, edhe keshtu siç eshte, mungon ne çesmat e banoreve, si ne qytet dhe ne njesite vendore.
Madje gjate ketyre diteve, te shirave te rrembyeshem dhe ne ato pak minuta qe mund te vije uji ne çesma, vjen i turbullt dhe me shume balte!
Asnje shqetesim nga autoritetet, asnje reagim, asnje mase e marre prej tyre, si gjithnje, heshtje dhe neglizhence totale!
Mjaftohen me dalje ne media dhe perqendrim me makina luksoze dhe veshje te rehatshme, ne zonat ku rreziku nga permbytjet eshte evident, duke deklaruar me pompozitet se nuk kemi banesa te permbytura, a thua eshte per merite te tyre……
Ne fakt sipas banoreve, ishte fati, qe ndihmoi deri ne keto momente, pasi pruriet e shumta te lumit Vjosa u derdhen pa probleme ne Det, dhe nuk u penguan nga era e forte, qe po te frynte ne drejtim te kundert, siç ndodhi vitet e kaluara, do te ndodheshim ne situata te veshtira dhe shume demprurese per banoret, pasi masat paraprake te marra nga autoritetet, jane pothuaj zero, perveç xhiros dhe dukjes ne terren!


