“Të plasi trapi! Shijo fundjavën” – Përgjime të tjera mes Belinda Ballukut dhe Evis Berberit: “Bëhu gati për Unazën!”

Të tjera përgjime janë bërë publike nga dosja hetimore në ngarkim të zv/kryeministres së pezulluar Belinda Balluku, lidhur me projektin e “Unazës së Jashtme Tiranë”.

Sipas hetimit, më 1 tetor 2021, Belinda Balluku dhe ish-drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi, kanë shkëmbyer mesazhe të vazhdueshme mbi procedurat për “Unazën e Madhe” të Tiranës. Balluku i kërkon Berberit “të jetë gati për njoftimin”, ndërsa biseda vijon me detaje për publikimin dhe koordinimin e veprimeve.

Në një moment, Balluku i shkruan: “Asnjë ndryshim… Thjesht të bëj këngën, por jam në Kukës”. Më vonë gjatë ditës, komunikimi vijon për afatet dhe shtyrjen e njoftimeve deri ditën e mërkurë.

Më 5 tetor 2021, Berberi e informon Ballukun se një emision investigativ ka kërkuar informacion zyrtar për procedurën e prokurimit të Lotit 1 “Shqiponja”, mbi shpalljen e fituesit dhe ankesat potenciale.

Balluku i përgjigjet: “Të plasi trapi, bëj punën dhe zbato ligjin… Nesër publikoji të gjitha në darkë”.

Sipas hetimit, të nesërmen, më 6 tetor 2021, në orën 20:03, në sistemin elektronik të prokurimit është përfunduar vlerësimi i ofertave nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, për procedurën “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”.

Pjesë nga dosja

01.10.2021, ora 10:47

Belinda Balluku: “Bëhu gati për unazat të hënën në mëngjes.”

10:48

Evis Berberi: “Njoftimin? Apo inspektim?”

10:48

Belinda Balluku: “Njoftimin, more.”

10:48–10:49

Evis Berberi: “Jo sot në darkë? S’ka ndryshim?”

10:49

Belinda Balluku: “A do t’i nxjerrësh në darkë sot? Shumë mirë. Por do të të them.”

10:50

Evis Berberi: “Ok, po pres. Më duhen 3 orë nëse ka ndryshime.”

10:52

Belinda Balluku: “Asnjë ndryshim.”

10:52

Evis Berberi: “Ok.”

10:52

Belinda Balluku: “Thjesht të bëj këngën, por jam në Kukës.”

16:12

Evis Berberi: “Unazat nga ora 10 e darkës.”

21:18

Evis Berberi: “Të vazhdojmë apo të presim për nesër?”

21:31–21:32

Belinda Balluku: “Jo, të mërkurën. Ikni shijoni fundjavën. Merruni me punë serioze. Ke një plehrë aty që flet.”

21:33

Evis Berberi: “Çfarë ka dalë? Ok, të mërkurën.”

05.10.2021, ora 12:50

Evis Berberi: “Ka ardhur kërkesë për informacion për procedurën e Loti 1 (Shqiponja). Pyesin për shpalljen e fituesit, ankesat, dhe arsyet e mundshme të mosshpalljes.”

12:50–12:51

Belinda Balluku: “Të plasi trapi. Bëj punën dhe zbato ligjin. Kur të të vijë afati i përgjigjes, do kesh mbaruar procedurat. Nesër publikoji të gjitha në darkë.”

12:51

Evis Berberi: “Ok.”

Hetimet vërtetuan se më 06.10.2021, ora 20:03, është përfunduar vlerësimi i ofertave për “Ndërtimin e Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”.

Ndaj Postimin: