Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga vizita e tij në Doha, Katar, ku u prit në rezidencën e Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.
Gjatë takimit, të dy krerët e qeverive diskutuan për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe për projekte me rëndësi strategjike për Shqipërinë, që synojnë forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe investuese midis dy vendeve.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan:
“Në rezidencën e Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, ku biseduam për thellimin e bashkëpunimit dhe disa projekte me peshë të rëndësishme për Shqipërinë.”
Vizita e Ramës në Doha është pjesë e turit diplomatik për të zgjeruar marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, me fokus në investimet e huaja, energjinë, turizmin dhe zhvillimin e infrastrukturës.
Ky takim vjen në një moment kur qeveria shqiptare po kërkon partneritete të reja ekonomike në rajonin e Gjirit, duke theksuar rolin e Shqipërisë si një urë bashkëpunimi midis Ballkanit dhe Lindjes së Mesme.


