Policia Kufitare e Korçës ka shoqëruar tre shtetas nga Sudani, të cilët kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar. Ata u ndaluan gjatë kontrolleve në segmentin rrugor Korçë–Dardhë.
Sipas të dhënave zyrtare, emigrantët kishin kaluar kufirin tokësor nga Greqia me qëllim për të vazhduar lëvizjen drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Pas ndalimit, ata u dërguan në Qendrën e Përkohshme të Emigrantëve në Pikën Kufitare Kapshticë, ku iu nënshtruan kontrolleve mjekësore. Policia konfirmon se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe nuk paraqet probleme.
Në vijim, tre shtetasit do t’i nënshtrohen intervistave dhe procedurave të tjera ligjore, në përputhje me rregullat e migracionit dhe legjislacionin shqiptar në fuqi.


