Një lajm i trishtë vjen nga Italia, ku këngëtarja e njohur Ornella Vanoni ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare, në shtëpinë e saj në Milano.
Ornella Vanoni ishte një nga zërat më të njohur dhe më të dashur të muzikës italiane, me një karrierë që zgjati mbi shtatë dekada. Gjatë karrierës së saj artistike, ajo publikoi më shumë se 40 albume dhe shiti mbi 50 milionë disqe në mbarë botën.
E njohur për stilin e saj të veçantë dhe interpretimet plot ndjeshmëri, Vanoni la gjurmë të thella në muzikën italiane dhe ndërkombëtare. Përveç suksesit në skenë, ajo u bë e njohur edhe në kinematografi, falë pjesëmarrjes në filmin “Ocean’s Twelve”, ku zëri i saj solli elegancë dhe nostalgji.
Figura e saj do të mbetet një simbol i përjetshëm i artit italian dhe i elegancës së muzikës së mirëfilltë.


