Presidenti Begaj në Shkodër: Alfabeti dhe Kongresi i Manastirit na frymëzojnë për të ardhmen

Presidenti Bajram Begaj zgjodhi qytetin e Shkodrës për të përkujtuar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe 117-vjetorin e Kongresit të Manastirit, ku nga data 14 deri më 22 nëntor të vitit 1908 u njehsua alfabeti i gjuhës shqipe.

Në fjalën e tij gjatë aktivitetit të mbajtur në universitetin “Luigj Gurakuqi”, kreu i shtetit theksoi rëndësinë historike të kësaj dite dhe vlerën e trashëgimisë gjuhësore për kombin shqiptar. Ai tha se Alfabeti dhe Kongresi i Manastirit janë burim frymëzimi për të ardhmen, duke theksuar se “pa gjuhë nuk ka komb”.

Presidenti Begaj nënvizoi se sot, më shumë se kurrë, nevojitet një punë e madhe për ruajtjen dhe mbrojtjen e gjuhës shqipe, e cila sipas tij është e rrezikuar nga ndikimet e gjuhëve të huaja dhe zhvillimet teknologjike që shpesh deformojnë përdorimin e saj.

Gjatë vizitës në Shkodër, kreu i shtetit zhvilloi takime në bashki, në muzeun e qytetit dhe në bibliotekën shkencore të universitetit “Luigj Gurakuqi”, ku u diskutua mbi rëndësinë e promovimit të kulturës dhe identitetit kombëtar përmes gjuhës.

Ndaj Postimin: