Makina përfundon në kanal në aksin Kuç–Vlorë, dy persona dërgohen në spital

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:10 në aksin rrugor Kuç–Vlorë, në afërsi të fshatit “Gjorm”.

Nga të dhënat e para mësohet se një mjet tip Volkswagen me targa AB173GF, që drejtohej nga shtetasi M. T., 50 vjeç, dhe në të cilin udhëtonte pasagjeri D. T., 33 vjeç, ka dalë nga rruga për shkak të lagështirës dhe ka përfunduar në një kanal kullues.

Si pasojë e ngjarjes, të dy personat janë dërguar me ambulancë në spitalin rajonal të Vlorës për të marrë trajtim mjekësor. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033