Gjykata e Posaçme konfirmon masat për Belinda Ballukun, Gentian Gyjlin dhe Erald Elezin

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të konfirmojë masat shtrënguese për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, Gentian Gyjlin dhe Erald Elezin, pas shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga SPAK.

Vendimi është dhënë nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Erjon Çela, i cili ka lënë në fuqi të gjitha masat e përcaktuara dy ditë më parë.

Sipas vendimit të gjykatës, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, vijon të mbetet nën masën “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës publike”.

Gentian Gjyli do të vazhdojë të qëndrojë në “Arrest shtëpie”, sipas nenit 237 të Kodit të Procedurës Penale, ndërsa e njëjta masë është lënë në fuqi edhe për Erald Elezin. Për të fundit, gjykata ka përcaktuar adresën e banimit dhe ka urdhëruar që të mos largohet nga banesa e tij.

Gjykata ka ngarkuar SPAK-un dhe shërbimet e policisë gjyqësore për zbatimin e menjëhershëm të vendimit.

Ndaj Postimin: