Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal në autostradën Fier–Vlorë

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e së premtes në autostradën Fier–Vlorë, në zonën e Panajasë.

Automjeti, një mjet tip Benz, ka humbur kontrollin si pasojë e lagështisë në rrugë dhe ka përfunduar në kanal. Nga ngjarja nuk raportohet për persona të plagosur.

Rruga në këtë segment ka qenë e mbuluar me ujë për shkak të reshjeve të fundit, çka e ka bërë atë të rrezikshme për drejtuesit e automjeteve. Autoritetet u bëjnë apel shoferëve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike për të shmangur aksidente të ngjashme.

Ndaj Postimin: