Mbrëmjen e së premtes, qyteti i Fierit është tronditur nga të shtëna me armë zjarri pranë qendrës tregtare ETC. Sipas raportimeve të para, forca të shumta të Policisë së Shtetit janë dërguar menjëherë në vendngjarje, duke rrethuar dhe blinduar zonën përreth.
Aktualisht, autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion zyrtar mbi rrethanat e ngjarjes dhe nëse ka persona të plagosur apo të përfshirë në incident.
Grupi hetimor ndodhet në terren, ndërsa po kryhen kontrolle dhe këqyrje të imtësishme për të zbuluar autorët dhe motivet e mundshme të ngjarjes.
Banorët përreth zonës kanë raportuar panik dhe lëvizje të kufizuar, ndërsa policia u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin afrimin pranë perimetrit të sigurisë.
Ngjarja është në zhvillim dhe detaje të tjera priten në vijim.