Spiropali pas Samitit të Planit të Rritjes: Tirana u rikthye në qendër të Evropës, mekanizëm që afron rajonin me BE-në

Në Tiranë u zhvillua sot Samiti i Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, një nismë e përbashkët mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të rajonit që synon afrimin ekonomik dhe politik me BE-në.

Pas përfundimit të punimeve, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se Shqipëria dhe kryeqyteti i saj u shndërruan sërish në “qendrën e Evropës”.

Sipas saj, Samiti shënon një hap të rëndësishëm për integrimin rajonal, duke krijuar një mekanizëm të ri financiar që do të përshpejtojë afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

“Tirana u bë sërish qendra e Europës, si mikpritëse e Samitit të sotëm për Planin e Rritjes, mekanizmit financiar që e afron më shpejt Ballkanin Perëndimor me BE,” shkroi Spiropali.

Ajo shtoi se qytetarët e rajonit do të përfitojnë nga ulja e kostove të roaming-ut, përmirësimi i ndërlidhjeve infrastrukturore, kufij më efikasë për shkëmbimet tregtare dhe zgjerimi i shërbimeve të digjitalizuara.

Sipas ministres, ky samit tregon se Shqipëria po luan një rol aktiv në proceset integruese të rajonit dhe po forcon pozicionin e saj si një partnere kyçe në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.

Ndaj Postimin: